Në arkivat historike gjenden dokumente që dëshmojnë përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për të ruajtur identitetin dhe për të mbrojtur atdheun në vitet e vështira të shekullit XX. Një nga këto është një fletë propagandistike e titulluar “Popull i Kosovës!”, ku bëhet thirrje për organizim në skuadra dhe për bashkim kombëtar kundër armiqve të brendshëm e të jashtëm.
Dokumenti nis me një apel drejtuar bujqve, punëtorëve dhe rinisë:
“Po çpallim këto fletë për ty, o popull i Kosovës, për ty bujk, për ty puntuer, për ty o rini, … vetëm për t’u shpjegue programin e tashëm e të ardhshëm të Partis’ sonë dhe për t’u ballafaque me vërtetësinë lakuriqe…”.
Në këtë thirrje theksohet se në gjirin e popullit shqiptar po vepronin “gjarpërinj”, të cilët bashkëpunonin me pushtuesit serbo-malazezë. Sipas autorëve, vetëm organizimi i rinisë kosovare në skuadra të lirisë mund të ishte përgjigjja ndaj robërisë. Kështu lindi edhe termi “Skuadristi”, që përshkruhej si një bir i popullit i gatshëm të sakrifikonte jetën për liri.
Dokumenti përmend me krenari djaloshin e Pejës, Shaban Kelmendi, si shembull të rinisë që ra viktimë e propagandës komuniste dhe u vra nga bashkëpunëtorët e armikut. Në fletë theksohet se nga Peja, “Peja e Haxhi Zekës”, lindi skuadristi i parë.
Thirrja vijon me apel për Pejën:
“Ti jesh krenar për bijet e ke qitë dhe për emnin që ke i dhanë vedit në historin e skuadrazimës. Qëndro fort e pa thyeshëm; djelmët tue janë idera e Rinis shqyptare; prej tyne do t’lindin Shqipënia e nesërme, e lumtun, e bashkueme e fortë”.
Në pjesën qendrore të fletës del qartë ideali:
“Me jetue e me vdekë për Atdhe”.
Synimi ishte bashkimi i të gjithë shqiptarëve nga Çamëria deri në Kosovë nën një flamur të vetëm. Çdo shqiptar që nuk pranonte Kosovën si pjesë të Shqipërisë konsiderohej i humbur. Autori bën thirrje për një Shqipëri të bashkuar, “pa okupatorë të jashtëm e të brendshëm”.
Në fund, dokumenti përfundon me thirrje mobilizuese:
“Skuadrist! … Te jeni krenarë e të fortë, të bashkuem me forcen e kushtrit, pse nuk ka fuqi në botë që t’na përuli. Populli asht me ne e na jena te popullit… Do të vdesim me nji bjetrim, ma perpara se të lamë që Atdheut të rokuliset. Kush je nji shqyptar i mirë, kush ta don Atdheun e Skënderbeut, bashkohesh me ne…”.
Ky dokument është një dëshmi e gjallë e atmosferës politike të kohës, ku ndërthureshin idealet e bashkimit kombëtar me përplasjet ideologjike të pas Luftës së Dytë Botërore. Përmes gjuhës së zjarrtë dhe apelimit te ndjenjat patriotike, ai na kujton përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për të ruajtur lirinë dhe për të kërkuar bashkimin kombëtar.

POPULL I KOSOVËS!
Po çpallim këto fletë për ty, o popull i Kosovës, për ty bujk, përty puntuer, për ty o rini, jo si përgjegje e aq manifestave komuniste pa kurfarre krypet e gjithmonë me të njëjtat fjalë, por vetëm për t’u shpjegue programin e tashëm e të ardhshëm të Partis’ sonë dhe për t’u ballafaque me vërtetësinë lakuriqe, që disa njerëz e pa krye mundohen t’a shtrëmojnë krejtësisht.
Në gjinë t’and, popull kreshnik e shum i vuejtun jetonje disa gjarpëra, që kërkojnë me t’helmuese ty e me shkatrrue për jetë e jetë Atdheun t’uej të dashun. Kta janë tuej bashkëpuntue me armiqtë e kombit serbo-malazezët dhe pa pikë turpi thrasin popullin kosovare me u bashkue me ta.
Çdo kosovare e çdo shqyptarë, me pak mend në krye, i përbuzë me neveri këta kalimtare dhe po paraqitet rasa do t’i dërmojë pa pikë mëshire. Në mes të këtyne janë edhe asì që janë të rrejtun prej propagandës së armikut, e që me siguri kanë për të kene të parët që do t’u apin shpëgjim musheve të tyne por sa t’i shofin në veshen e vërtetë.
Bash për t’u lutfue te parët e për t’e afruë te dyetët, djelmënia kosovare bijet e popullit, puntore e katundare janë bashkue në skuadra për t’i lutfue deri në vdekje të gjithë ata që popull kërkojne t’a hiedhin edhe një herë në roberi, në vdekje të përjetshme. Prej kënej doli lindi vetë emni skuadristi (i qujtë kështu vetë populli). Lindi prej shpirtit të atyne djelmoshave që nuk mund t’i shpëtejnë ma shokët e tyne t’uji mbytë me grushta e t’uji hiedhë në lume pa pikë mëshire, si djalocin e Pejës Shaban Kelmendi. Tue mos i mujtë me durue ma poshtërsitë e këtyne të çmendurve që quhen komunistna, vrasët e padame t’tyne, djegie shqyptare, jashtë atdheut shqyptarës të pastra, u mbollë dhimbdhë tërbimt e t’u lutfueme armiqt e kombit. Rreshtat u shtruen. U pa nevoja i një organizimi ma të persosun dhe ky organizim u krijue personalisht. Skuadristat e parë lindën nga populli i Pejës kreshnike, Pejës së Haxhi Zekës dhe duhen prej popullit shqyptaret e vërtetë.
POPULL I PEJËS!
Ti jesh krenar për bijet e ke qitë dhe për emnin që ke i dhanë vedit në historin e skuadrazimës (na do t’a bajmë historin vet me punën t’onë). Qëndro juane fortë e pa thyeshëm; djelmët tue shqyptaret e parë qe me ball të die do t’ijohin per Flamurin t’onë të dashun; djelmët tue janë idera e Rinis shqyptare; prej tyne do t’lindin Shqipënia e nesërme, e l’lumtun, e bashkueme e fortë.
IDEEALE E QPILLIMI JONË asht vetëm një: “ME JETUE E ME VDEKË PËR ATDHE”.
Na dome ni Shqypen krejt shqyptare, dome te bashkojme krejt shqyptaret e mjerë në një gush t’vetun, per t’ue lutfue anmiqet e mbretnëshme e të jashtëm, tuej sigurue kështu Shqypenën Bashkimin Komëtar qe, në kuptimin e vërtetë te fjalës, e kane andrue deri sod herojt t’onë te ramë per te. Ata kan dhanë dhe gjemuar jetat e lume për kët ideal të qertë, pse gjaku i tyne dhe i jonë bashkë kane lafetuar te Liris. Keti nuk ka okupator as te jashtëm as të mbrendshëm që të mund t’a shkatrronë ket frymë shqyptar. Shqypnija asht e lire e plote e shqyptarit, te paret per t’a lufue per vdekje do te jene skuadristat e jo llafazanat e rrugave. Duhet të shikoheni me pasqyren e zermes të mendes. Vllazen jemi ni i shte por na i lindun, e prandaj duhet të shkojmë perpara me hapa te shpejtper por jo aq sa me u thye çafen. Qdo gja do t’a fillojmë prej A-s dhe na kemi nevoje te domosdoshme t’a fillojmë prej ketu per t’a pase unjësimin kombëtare qe l’lipin te gjitha lamet.
Çdo shqyptar duhet te fillon ma s’pari me kuptue se Shqypnia pa Kosove nuk ka e se shqyptaret e serbolamazeve qe sot shtijne nuk mund te jone bashk. Ky asht gabimi i pare i disa te rijave t’one qe i rejtun prej atyne njerzeve (vjen t’uji t’qujtem shqyptar) qe per duerët e huej sjellin luftra tinëze, s’do me thanej tërejt trrugave: “Dome Shqypnen e Vogel. Nuk na duhet ajo Kosova”. Kte mund t’a kenë ndigjue neper rrugat e Tiranes. Vlazën Shqypnija ka nevoje t’e bashkohet ne nji trup t’vetun prej Çamerije e deri ne skaj te Kosoves, perndryshej kemi humbe.
Per t’i dale perpara rrezikut, ti Kosovare qe shembullin e pare te ketij bashkimi Shtoj me diplomacat tu kadhe skuadristave e nen Flamur t’onë t’arsko ju Atdheun e trasht. Skuadrist don me thane shqyptar, por shqyptar i ndershëm, trim, i lidhun me vendin per qdo sakrifice.
SKUADRISTA!
E ni kohe te shkurtë rreshtat t’one jane shumfisue dhe do te vazhdojne te shtohen. Te jeni krenare e te fortë, te bashkuem me forcen e kushtrit, pse nuk ka fuqi ne bote qe t’na peruli. Populli asht me ne e na jena te popullit. Kaq na mjafton. Do te vdesim me nji bjetrim, ma perpara se te lame qe Atdheut te rokuliset, ne tposhten qe disa njerz jane tue i shtru. Kush je nji shqyptar i mirë kush ta “done Atdheun e Skenderbeut bashkohesh me ne. Fytyra j’anda he krojtjeve heroje kombtare thone “Perpara”. Mjer kush ndalet. Na do ndiejm vedin me te vetrte krenare pse ideal qi ushqejme asht i paster, se zembra t’ona trashin vetem per Atdhe. Do jemi shume te forte, e anmiqet tone çfar do bojqofshin, t’ia dine mire filli se ma pare rrehohet bota se perkulemi na. Keq per ata qe kane sy me pa e vesh me ndie, para se te bien ne gabullta trashinike.
#KosovaHistorike #Peja #ShabanKelmendi #BashkimiKombetar #DokumenteArkivore





















