Home Publikime Krenari mëndje-lehtë. Ymer Nishani për “mëndjelehtët krenarë” – Një poezi therëse mbi...

Krenari mëndje-lehtë. Ymer Nishani për “mëndjelehtët krenarë” – Një poezi therëse mbi kotësinë e fryrjes boshe

Ymer Nishani për “mëndjelehtët krenarë” – Një poezi therëse mbi kotësinë e fryrjes boshe

Si kalliri g’ësht’i lehtë,
Që gjithmonë bën përpjetë,
Që s’ka kolira t’a rëndojnë,
As ndonjë nisë t’a pengojnë,
Kështu është dhe mëndjelehti,
Mbahet lart në vetë-vëdi,
Dhe kur shkon a kur qëndron,
Dhe kur flet a kuvëndon,
Kryet krejt e mban përpjetë,
Si kalliri veç me fletë:
Është kofe pa pak vlerë,
Përçapet mbi dhe të tjerë.

Mëndjelehti rri krenar,
Nuk njeh lypsër e as bujar,
S’ka mend trime që t’je rëndojë,
Kryet injuri t’ja përkullojë,
Që t’a ngrënë lart të tjerë,
Si plot tru, plot nder e vlerë:
Është i lehtë nga fiqiri,
Prandaj rri lart si kalliri…

Lexo  Letra e Koçi Xoxes për Enver Hoxhën – Lufta në Korçë, Brigada e Katërt dhe dënimi i Xhelal Staraveckës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here