VEPRIMTARIA E SAVO ZLLATIÇ NË SHQIPËRI Pjesa e dytë

drejtonte në punën e tyre anti marksiste, anti sovjetike dhe anti shqiptare. Puna sabotuese dhe armigësore kundrejt këshillave të vlefshme të këshilltarëve civilë sovjetikë kundër formave organizative të vendosura në aparatin ekonomik dhe të planit, sipas këshillave të këshilltarëve sovjetikë, kundër studimeve ekonomike dhe politike të bazuara në eksperiencën e Bashkimit Sovjetik, kishte filluar që me ardhjen e Savo Sllatiç në Shqipëri. Dhe kjo punë sabotuese dhe diskriminuese bëhej gradualisht dhe shkonte duke u zgjeruar me anën e specialistëve, të inxhinierëve, të teknikëve jugosllavë dhe nga Legata Jugosllave. Por shpirti i të gjithë kësaj pune armiqësore ishte Savo Sllatiç. Savo Sllatiç ishte një batakçi, ai merrte të gjitha masat për të fshehur dorën e tij në këtë punë të ndyrë. Por me gjithë këtë, puna e jonë vazhdonte kursin e saj normal në rrugën e drejtë, me gjithë përpjekjet që ne kishim me jugosllavët në praktikën e punës. Kjo gjëndje, sigurisht nuk duhej t’i pëlqente Komitetit Qendror të Partisë Jugosllave dhe Savo Sllatiçit, të plot fuqishmit të tij. Atëherë, për të ndrequr këtë gjendje, Savo Sllatiç na paraqiti kritikën e tij të parë drejtuar Komitetit tonë Qëndror nga ana e Komitetit Qendror jugosllav. I gjithë objekti i kësaj kritike paraqitet në dokumentat e bashkëngjitur. Atje është kritika e Savo Sllatiç, është gjithashtu edhe përgjigja ime.

Pas kësaj kritike pa asnjë bazë, të dyja palët qëndruan të vendosura në pozitat e tyre. Por kritika e jonë, si përgjegje e kritikës jugosllave dha si përfundim që Kreiger, këshilltari jugosllav pranë Nako Spiros për çështjet ekonomike u largua nga Shqipëria në shenjë proteste, por e vërteta është se ishim ne që i kishim lënë të kuptonte se qëndrimi i tij ishte i pa dëshirueshëm .Për udhëtimin tonë në Moskë ne e vumë në dijeni në çastin e fundit dhe kjo nuk i erdhi aspak mirë. Karshi Bashkimit Sovjetik i gjithë qëndrimi i tij ishte bërë i qartë që në fillim të punës së tij, nga një ftohtësi e madhe. Asnjëherë në bisedime me ne, ai nuk ka treguar as entuziazëm ndaj B.R.S.S. as simpati ndaj njerëzve sovjetikë në Shqipëri. Jo vetëm që ai nuk e vlerësonte punën dhe ndihmën e këshilltarëve sovjetikë por me mënyrat e tij e linte të duket qartë një gjë e tillë duke mos folur veçse për veprimet tona të kryera nga një ftohtësi e madhe. Asnjë herë në bisedime me ne, ai nuk ka treguar as entuziazëm ndaj BRSS-së as simpati ndaj njerëzve sovjetikë në Shqipëri. Jo vetëm që ai nuk e vlerësonte punën dhe ndihmën e këshilltarëve sovjetikë por me mënyrat e tij e linte të dukej qartë një gjë e tillë duke mos folur veçse për veprimet tona të kryera nga ana jonë në punët tona në ekonomi, në format organizative, në sektorët e ndryshëm, për ngadalësinë e këtyre punimeve dhe sidomos duke ekzaltuar dhe duke vënë gjithmonë në reliev rezultatet e mëdha të arritura në Jugosllavi, drejtësinë e pikëpamjeve të udhëheqësve jugosllavë mbi të gjitha problemet, të kapacitetet e mëdha të Titos që ishte në korent të të gjitha më të vogla që ndodhin në Jugosllavi, të kapaciteteve të mëdha teorike të Kardelit, të Gjilasit dhe të kapaciteteve të mëdha të Kidriç i cili nuk e ka shokun në asnjë vend. Zyrtarisht me ne, Sllatiç përdorte një taktikë të tillë për të ulur vlerën e Bashkimit Sovjetik, të kuadrove të tij në Shqipëri dhe eksperiencën e madhe Sovjetike. Por nëpër korridore, me njerëzit e tjerë jugosllavë që punonin në Shqipëri dhe që ishin të zgjedhur dhe që pothuajse të gjithë ishin antimarksistë dhe antisovjetikë 100%, Savo Sllatiç bënte një propagandë shumë më të hapur antisovjetike. Në praktikë, divergjencat e pikëpamjeve, kishin gjithmonë si rrjedhime presione të ndryshme për të thyer rezistencën tonë karshi të gjitha metodave të tyre.

Divergjencat me jugosllavët, në mënyrë progresive shkonin duke u rritur.

Pregatitja e projekt planit tonë pesë vjeçar kishte filluar. Në nisjen tonë për në Moskë, ky projekt plan gati ishte mbaruar. Përpara nisjes sonë për në Moskë, në Tiranë, ishte Svetkozar Vukmanoviç. Ky ka patur një takim me Koçin dhe me Savon. Unë nuk isha në dijeni për këtë takim dhe vetëm Nakua më vuri në dijeni me një letër të vogël, në Moskë. Letrën e vogël të Nakos e mora në Leningrad. Nakua më thoshte tekstualisht se “Zllatiç i ka thënë se Tempoja i ka thënë Koçit se midis Bullgarisë dhe Jugosllavisë do të ketë një shkrirje shtetesh, dhe se së shpejti do të bëhet e njëjta gjë edhe me Shqipërinë.” I a komunikova këtë Koçit, ai më tha se kjo nuk ishte e vërtetë, se ne nuk kishim bërë një bisedë të tillë. Kur ne u kthyem nga Moska, Zllatiç pregatitej për t’u kthyer në Beograd nën pretekstin për të kryer studime për projekt planin tonë pesëvjeçar. E vura në dijeni për akordin e kreditit që Bashkimi Sovjetik na dha dhe sidomos për përshtypjet tona, se si na pritën ata, gëzimi ynë i madh që pamë shokun Stalin, Molotov, Zhdanov dhe të gjithë drejtuesit e tjerë sovjetikë. Ai i dëgjonte të gjitha këto me një pakënaqësi të madhe, me një ftohtësi të akullt. Unë i thash atij se ministri ynë Tuk Jakova u nis posaçërisht në Beograd me një letër për të njoftuar Titon për këtë marrëveshje. Pra Zllatiç shkoi në Beograd, sigurisht ai e vuri në dijeni Titon për të gjitha këto dhe në fakt, me gjithëse Tuk Jakova kërkoi tre herë një audiencë për t’u takuar me Titon, ai nuk u prit asnjë herë prej tij. Legata jugosllave në Tiranë, nëpërmjet të të ngarkuarit me punë a.i., një armik i madh i Bashkimit Sovjetik, Drago Kosmrij, ka deklaruar zyrtarisht, pas kthimit tonë nga Moska se “politika e qeverisë shqiptare ka ndryshuar karshi Jugosllavisë, që nga kthimi i Gjeneral Hoxhës nga Moska”.

VAZHDON….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *