VEPRIMTARIA E SAVO ZLLATIÇ NË SHQIPËRI

Savo Sllatiç na u rekomandua nga Titua, si një shok shumë i mirë, me shumë eksperiencë në punët e partisë, po kështu edhe për çështjet ekonomike. Ai na u rekomandua nga Titua si një delegat i K.Q. të PKJ për të ndihmuar KQ të PKSH.

Në të vërtetë, Savo Sllatiç drejtonte të gjithë veprimtarinë jugosllave në Shqipëri, nga ai dilnin të gjitha urdhërat mbi çdo veprimtari të jugosllavëve në Shqipëri. Ishte ai që merrej me lidhjet zyrtare në Shqipëri, dua të them de facto, në të vërtetë ai merrej me çështjet ekonomike, me marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve. Të gjithë nënshtetasit jugosllavë të cilët punonin në sektorë të ndryshëm në Shqipëri ishin nën urdhërat e tij. Ishte ai përgjegjësi i çdo pune partie të anëtarëve të partisë Komuniste Jugosllave që punonin në Tiranë.

Savo Sllatiç ishte një njeri shumë dhelpërak. Ai ka filluar punën e tij në lidhje me ne me shumë takt dhe diplomaci. Ai është treguar si një shok që nuk do të trazohej në çështjet e Shqipërisë dhe të partisë shqiptare. Por ai do të jetë gjithmonë në dispozicionin tonë për të na ndihmuar kur dhe sa herë ne do ta ndjenim nevojën. Ai tregojë shumë i qetë, shumë autoritar, shumë serioz, fliste në mënyrë të ngadalshme dhe fjalët e tij ishin shumë të matura dhe shumë të studiuara. Ai ishte një bëlbist i madh.

Në fillim, takimet tona me të ishin shumë të rralla, kjo gjithashtu edhe për shkak të vështirësisë së gjuhës. Atij i u komunikua që në kohët e para që ai ishte në Shqipëri, zgjerimi i Byrosë që ne kishim bërë me gjashtë shokët të tjerë të rinjë. Ai nuk tha asnjë fjalë, as pikëpamjen e tij. Ai nuk dukej të ishte dakord me këto ndryshime në byro dhe sidomos me tre shokët Mehmet Shehu, Liri Belishova, Fadil Paçrami. Këtë do ta tregojë e gjithë puna e tij e mëvonëshme. Ai u ankua për këtë neglizhencë që bëhej karshi tij. Dëshira e tij, e heshtur në realitet, ishte që të trazohej aq sa të mundej në punët tona, në të gjitha punët tona.

Nga ana ime, që në fillim unë i kam thënë se ne do të konsultoheshim rreth çështjeve të ndryshme, në mënyrë që ai të na ndihmonte. Unë i kam thënë gjithashtu se shokë të tjerë të Byrosë mundet kohë pas kohe të diskutojnë me të mbi probleme të ndryshme. Ai e pranoi këtë mënyrë pune, por në themel, dëshira e tij ishte që kohë pas kohe ai të merrte pjesë në punimet e Byrosë.

Kur unë nuk isha në Shqipëri (isha në Paris për konferencën e paqes), Savo Sllatiç mori pjesë në një mbledhje të byrosë. Atje ai diskutoi, në mbulesën e dhënies së eksperiencës së tij, mbi metodën e punës në byro dhe ai foli sidomos mbi çështjet ekonomike, se si duheshin studjuar këto probleme të rëndësishme, se si duheshin zgjidhur këto probleme, etj.

Më raportuan se në këtë mbledhje ka patur divergjenca pikëpamjesh midis Koçi dhe Nakos mbi gjendjen ekonomike të brendshme të vendit tonë. Në të vërtetë kjo ishte e vetmja mbledhje e byrosë ku Savo Sllatiç mori pjesë. Më vonë ai ka patur takime me anëtarët të ndryshëm të Byrosë. Takimet me mua bëheshin nëpërmjet të Koçit dhe Koçi dhe unë diskutonim së bashku me të për ato që ai kishte për të na thënë. Përveç kësaj ai kishte takime më të shpeshta me Koçin dhe Koçi më njoftonte çfarë i thoshte atij Savo Sllatiç. Cilat ishin çështjet për të cilat bisedonim kur takoheshim? Para së gjithash, takimet e fillimit, dhe kjo vazhdoi deri në kohën kur ai filloi të na kritikonte, kanë qenë shumë të sjellëshme dhe me shumë takt. Çfarë na njoftonte ai në këto takime? Ato nuk ishin veçse pikëpamje mbi organizata të ndryshme që ishin krijuar në aparatin shtetëror të Jugosllavisë, të na komentonte shkurtimisht pikëpamjet e Kardelit mbi organizimin e këshillave të pushtetit, gjëra të përcipta sepse edhe ne vetë kishim marrë me kohë njoftime rreth tyre. Ai na fliste, duke ekzaltuar fjalimet e Titos, mbi frontin, duke përcaktuar se çështja e frontit, që Titoa ka folur, ishte diçka e re dhe që të gjitha demokracitë popullore duhet ta studiojnë me vëmëndje dhe ta zbatojnë. Ai na fliste se si duhej forcuar organizimi i Frontit dhe na kritikonte sepse nuk bënim sa duhej në drejtim të fjalimit të Titos. Ai na rekomandonte të krijonim organizatën e luftëtarëve të luftës nacionalçlirimtare, ashtu sikurse e kishin krijuar në Jugosllavi.

Ky Savo Sllatiç donte të linte përshtypjen mbi ne se ishte një njeri shumë i fortë në këto çështje, por përshtypja ime gjithmonë ka qenë se Savo Sllatiç nuk ka qenë i fortë veçse në intriga. Ndihma që ai pretendonte se na jepte nuk kishte asnjë vlerë të madhe dhe e vërteta është se e ashtuquajtura ndihmë e tij nuk kishte veçse një vlerë minimale. Savo Sllatiç na raportonte mbi gjëra që ai dinte me kohë dhe që ai na thoshte ishin përmbledhje të mëjesh që atij i dërgonin nga Beogradi dhe nga deduksionet që ai nxirte nga artikujt për fjalimet e Titos dhe të Kardelit. Asnjëherë nuk kemi parë të zgjerohet mbi këto probleme dhe të thellohet. Savo Sllatiç ishte një bëlbist. Ai përpiqej dhe mundohej të tregojë shumë i gjërë, shumë i ngritur për personin e tij, por asnjëherë ai nuk ka treguar kapacitet mbi këto probleme. Ai ishte fare mirë një drejtues intrige dhe të punës sabotuese, anti shqiptare dhe anti sovjetike, zëdhënësi i vërtetë i Komitetit Qëndror të Jugosllavisë.

Vazhdon….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *