PROGRAMI LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS I APROVUAR NË KUVENDIN THEMELUES MË 23 Dhjetor 1989

PROGRAM
I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS I APROVUAR NË KUVENDIN THEMELUES MË 23 Dhjetor 1989

Kriza e thellë shoqërore, ekonomike dhe politike, në të cilën gjendemi tash e sa kohë, para bashkësisë shumëkombëshe hapi shumë dilema që kanë të bëjnë me ekzistencën e saj të mëtejshme. Në opinion tashmë janë shumë programe dhe projekte të ndëruarduarta që mëtojnë të fitojnë legjitimitet në Jugosllavi. Kjo larmi idesh, propozimesh e deri te programet me profile të qarta politike tregon më së miri se për fatin e Jugosllavisë janë të brengosur ose të preokupuar të gjithë, dhe se, e ardhmja e saj mund të garantohet po që se për të angazhohen të gjitha subjektet e saj, pa iu rezervuar askujt e drejta që të flasë apo të vendosë në emër të të tjerëve. Pra, Jugosllavinë duhet kuptuar si interes të secilit, ngase ajo është themeluar me vullnetin e lirë të të gjithëve, edhe me vullnetin e popullatës së Kosovës dhe se për çdo rregullim të ri të Federatës është e drejtë imanente që për të të vendosin lirisht edhe qytetarët e Kosovës.

Fakti se kriza e thellë dhe e gjithanshme që po e rëndon vendin dhe që më fuqimisht e me pasoja më të rënda po shprehet në Kosovë, kërkon kthesa radikale në fushën ekonomike, shoqërore e politike, se atje mund të përballohet e të tejkalohet vetëm me angazhimin dhe veprimin e të gjitha forcave subjektive e të potencialeve krijuese, dhe se ky angazhim nuk është i mundur në kuadër të zmadhimit politik dhe të monopol të njëpartiak, në të nënshkruarit, morëm iniciativën që të formojmë:

LIDHJEN DEMOKRATIKE TË KOSOVËS si shoqatë për veprim shoqëror, politik e kulturor të të gjithë atyre që aprovojnë orientimet programore të Lidhjes Demokratike dhe instancat e saj.

I
Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për reformat ekonomike e shoqërore që synojnë daljen sa më të shpejtë nga kriza dhe zhvillimin më të shpejtë ekonomik të vendit. Për këtë qëllim LDK angazhohet për ekonomi të tregut, forma të ndryshme të pronësisë, për treg modern dhe për përjashtimin e ndërhyrjes jokompetente të politikës në çështjet ekonomike (nga orientimi i pakriter i investimeve e deri te caktimi i kuadrit drejtues në ekonomi), gjë që kishte dhe ka pasoja të dëmshme.

Kosova, përkundër potencialeve të veta njerëzore dhe natyrore, është krahina ekonomikisht më e prapambetur e me papunësi më të madhe. Prapambetja ekonomike dhe papunësia janë forma permanente të krizës. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se pikërisht prapambetja ekonomike dhe papunësia janë problemet kryesore të Kosovës dhe përpiqet për përballimin dhe tejkalimin e tyre. LDK përpiqet për realizimin dhe modernizimin e prodhimit për rikonstruktim e orientime prodhuese dhe jo për falimentime dhe shuarje të nxituara të organeve ekzistuese.

Organizatave ekonomike, angazhohet për të drejtën e barabartë të secilit në punë pavarësisht nga aftësitë, angazhohet kundër privilegjeve në këtë lëmë në baza regjionale, kombëtare ose të tjera.

Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve dhe mundësive të brendshme për zhvillimin ekonomik të Krahinës; angazhohet për politikë sociale, siç ndodh në të gjitha shtetet moderne dhe për solidaritet të të zhvilluarëve ndaj të pazhvilluarëve.

Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për Jugosllavinë demokratike, federative, socialiste dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.

LDK angazhohet për demokraci që do të sigurojë barazinë e plotë juridike e politike të të gjithë qytetarëve, të individit, të dinjitetit dhe të pronës së tij – pavarësisht nga përkatësia kombëtare, gjinore apo konfesionale; angazhohet për shtetin juridik që respekton kushtetutën dhe ligjin dhe përjashton arbitraritetin politik e pushtetmbajtës. Ajo angazhohet për pluralizmin politik që shpreh strukturat dhe interesat e ndryshme dhe mundëson garën e koncepcioneve dhe të opcioneve politike të ndryshme dhe për sistem shumëpartiak; angazhohet për mbrojtjen e plotë dhe zgjerimin e lirive të njeriut e të qytetarit, për të drejtën e mendimit dhe të shprehjes së lirë, për lirinë e fjalës, të shtypit e të organizimit politik; angazhohet për gjyqet e…

VAZHDON…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *