Home Histori Prilli 1939, Dibra dhe Tradhtia e Zogut – Kujtimet e Haxhi Lleshit...

Prilli 1939, Dibra dhe Tradhtia e Zogut – Kujtimet e Haxhi Lleshit për ditët e pushtimit

0
Fotografi e Haxhi Lleshit dalë në Beograd më 1934

Në shtatorin e vitit 1982, Haxhi Lleshi i drejtohet Enver Hoxhës me një letër kujtimore, një dokument i jashtëzakonshëm historik, ku pasqyron me ndjenja të forta patriotike ditët dramatike të prillit 1939, që shënuan pushtimin fashist të Shqipërisë.

“Janë të paharruara ditët e para të prillit të 1939-ës, ato ditë të ethshme, kur gjithandej sillej lajmi i kobshëm i agresionit të Italisë fashiste mbi Shqipërinë. Atdheu ishte në rrezik.”

Fotografi e Haxhi Lleshit dalë në Beograd më 1934

Populli shqiptar, sipas tij, ndodhej në një nga momentet më të errëta të historisë, i tradhtuar nga një figurë që ai nuk nguron ta quajë “mbret satrap” – Ahmet Zogun. Sipas Lleshit, Zogu, në bashkëpunim me klikën e tij dhe oficerë të korruptuar, i kishte hapur dyert e vendit Italisë fashiste, duke u bërë vegël e verbër e tyre. Ai përmend emra konkretë që, sipas tij, ishin bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë në këtë tradhti: Murat Kaloshi, Cen Elezit, Halil Alisë, Ramadan Hoxha, Haxhi Nokës, e të tjerë që “u trajtuan si miq, por ishin tradhtarë të veshur me flamurë”.

“Populli ynë kurrë nuk është gjunjëzuar para asnjë fuqie, sado e madhe, sepse tek ai, ka qenë gjithnjë më e fuqishme se çdo gjë tjetër dashuria për kombin e atdheun.”

Ai përshkruan me detaje se si Italia fashiste punoi për të organizuar një rrjet oficerësh e propagandistësh pro-italianë që do të ndihmonin pushtimin, ndërkohë që Zogu e përgatiti arratisjen e tij me thesaret e shtetit.

“Zogu, pasi ia përgatiti kushtet Italisë së Musolinit për pushtim, si tradhtar dhe hajdut, iku nga Shqipëria me klikën e tij, me ministra dhe oficerë të lartë. Kaloi kufirin dhe shkoi në Greqi.”

Lleshi kujton me hidhërim mënyrën se si reagoi populli i thjeshtë në Dibër dhe më gjerë. Ai përmend me nderim figurat që u ngritën në luftë, ndër ta: Tush Lleshi, Bajram Xhani, Ramiz Daci, Zija Dibrani, Sali Ohrin, Aqif pasha Elbasani, Elez Isufin, dhe shumë të tjerë. Ai e konsideron atë brez si mbajtës të idealit të pastër patriotik dhe të vijës së luftës çlirimtare që u konkretizua më vonë me LANÇ-in.

Lexo  Stërvitja që u kthye në hetim: Veprimet e parregullta të rezervistëve në Shkodër dhe Lezhë (1980)

Lidhur me situatën në krahinat veriore dhe në Kosovë, ai shkruan:

“Trojet e asaj krahine shqiptare, të Kosovës dhe vise të tjera shqiptare i qenë grabitur me dhunë Atdheut tonë dhe i qenë aneksuar Jugosllavisë nga imperialistët me traktatet e fshehta të Londrës.”

Lleshi e përshkruan me forcë ndjenjën e urrejtjes ndaj imperialistëve osmanë, serbëve, austro-hungarezëve, dhe më pas ndaj fashistëve italianë e nazistëve gjermanë, si një ndjenjë që ishte trashëguar në familjen e tij, ku edhe xhaxhallarët ishin të lidhur me forcat përparimtare.

Në këtë letër, ai rrëfen se në emigracion, i ri në moshë, lexonte veprat e rilindësve dhe më pas të Leninit e Stalinit, duke u formuar si komunist i vendosur. Në mjediset familjare shqiptare në Kosovë dhe Dibër, tregon se zhvilloheshin biseda për Atdheun, këndoheshin këngë patriotike dhe betoheshin që vendi të mos i dorëzohej kurrë pushtuesve:

“Mos na hani paret shkjaut,
Se ia shitni vatanin djalit.
Për mu mos kini dert,
Se i kam mbushë mjaft vjet!”

Abonohu për dokumentet më të rralla historike.

Çdo javë në emailin tënd: dokumente, rrëfime dhe arkiva sekrete të historisë shqiptare

We don’t spam! Read our privacy policy for more info.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here