Beqir Balluku

Kandidat për deputet në Kuvendin Popullor propozuar nga zona elektorale Nr. 7, rrethi i Burrelit.

Populli i zonës elektorale Nr. 7, rrethi i Burrelit ka propozuar kandidat për deputet në Kuvendin Popullor shokun Gjeneral-Major Beqir Balluku, anëtar i Byrosë Politike të K.Q. të P.P. të Shqipërisë.

Shoku Beqir Balluku lindi më 1917 në Tiranë. Mbasi mbaroi shkollën fillore, ay ndoqi shkollën teknike, por, mbas një viti, i detyruar nga gjendja ekonomike e keqe, u largua dhe filloi të ushtronte profesionin si punëtor hidraulik dhe më vonë si keshilues.

Okkupacioni fashist i 7 Prillit e gjeti Beqirin në ballë të demonstratave të para kundër okupatorit. Veprimtarinë revolucionare shoku Beqir e vazhdoi duke bërë aksione sabotuese në ushtri, ku ai lidhej me repartet e tjera të ashtuquajtura “rezerva”. Në çdo repart ku ai u transferua, Beqiri aktivizoi dhe bëri aksione të tjera revolucionare. Në Tiranë, ai u lidh me shokët dhe vazhdoi me aktivitetin e tij klandestin për organizimin e popullit dhe shkaktoi dëme të mëdha në radhët e armikut.

Pas ardhjes së komisarit të parë për Tiranën, Beqiri u zgjodh si një nga organizatorët më të mëdhenj të luftës së armatosur në qytetin e Tiranës. Ai organizoi aksione të mëdha, veçanërisht gjatë dimrit. Për meritat e tij dhe udhëheqjen e luftës u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të Partisë për Tiranën.

Më 15 Shtator 1943, u formua Brigada e Parë Sulmuese e Partizanëve Shqiptarë, ku Beqir Balluku ishte një ndër themeluesit kryesorë dhe komandant i kësaj brigade, duke drejtuar operacionet më të rëndësishme për çlirimin e Korçës dhe zonave të tjera në Jug të Shqipërisë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Beqir Balluku u ngarkua me detyra të rëndësishme ushtarake dhe politike. Ai ishte komandant i Divizionit të Parë dhe më vonë u bë Gjeneral-Major i Ushtrisë Popullore.

Populli i zonës elektorale Nr. 7, rrethi i Burrelit e propozon Beqir Ballukun si deputet në Kuvendin Popullor për besnikërinë e tij ndaj Partisë dhe popullit shqiptar, si dhe për besimin që ai ka treguar në udhëheqjen e shokut Enver Hoxha dhe në idealet e Partisë së Punës së Shqipërisë.

Mbas riorganizimit të brigadës së II-të, me komandant Beqirin, zhvilloi aksione dhe luftëra të mëdha në rrethin e Korçës, Leskovikut, Qafëthanës dhe Librazhdit, duke e detyruar armikun të mbyllet në fortina. Luftimet gjatë dimrit të II-të të kryesuara nga Shoku Beqir Balluku bashkë me forcat e tjera dhanë një kontribut të madh për çlirimin e Korçës. Për këto cilësi dhe trimëri, u caktua komandant i shtabit operativ të brigadës së II-të, IX-të dhe XX-të. Për meritat e tij të larta dhe për udhëheqjen në ndërtimin e Këshillave Nacional-Çlirimtare, shoku Beqir u zgjodh edhe delegat në Kongresin e Përmetit.

Mbas çlirimit të Shqipërisë u ngarkua me detyra të mëdha e të rëndësishme si komandant i Divizionit të parë dhe më vonë, pas 5 muajsh të drejtimit të këtij divizioni, u caktua komandant i Korporatës së parë të Ushtrisë Popullore.

Më vonë Partia i besoi një tjetër detyrë të rëndësishme si Komisar i Shtabit të Përgjithshëm për komandën e Përgjithshme të Ushtrisë. Në Janar 1948 u gradua Gjeneral-Major dhe emërohet Shef i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Popullore.

Për meritat e tij si udhëheqës politik dhe ushtarak dhe për besnikërinë ndaj partisë dhe popullit, në Kongresin e 1-rë të Partisë së Punës së Shqipërisë u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të PPSH dhe më vonë anëtar i Byrosë Politike të PPSH-së. Për meritat e veçanta të tij në luftën për çlirimin e atdheut, i janë dhënë dekorata si “Hero i Popullit,” “Urdhëri i Trimërisë,” “Medalja e Kujtimit,” “Medalja e Çlirimit” dhe shumë të tjera nga shteti shqiptar dhe Bullgaria.

Populli i zonës elektorale Nr. 7 të Burrelit propozon shokun Beqir Balluku si deputet për Kuvendin Popullor, i cili është një figurë besnike e idealit të Partisë, me një karrierë të ndritur ushtarake dhe politike, gjithmonë i besuar nga shoku Enver Hoxha dhe një luftëtar i madh kundër fashizmit dhe imperializmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *