V E N D I M Nr. 32 DATË 15.01.1993
Këshilli i Ministrave
Me propozimin e Ministrisë së Punës, të Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politikë, Këshilli i Ministrave
V E N D 0 S I:
- Personave që trajtohen me përkrahje sociale gjer më 31.1.1993, u rritet pagesa për përkrahje sociale në masën 18 për qind mbi atë ëkzistuese.
- Paga ninimale mujore për efekt të llogaritjes së përkrahjes sociale dhe të ndihmës shoqërore bëhet 990 lekë.
- Ministrisë së Punës, të Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe të Pëmdjekurve Politikë, për përballimin e këtyre pagesave në planin e buxhetit për vitin 1993,i shtohet një fond prej 300 milionë lekësh.
Ky vendim hyn në fuqi më 1 shkurt 1993.
ZV.KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISERAVE
BASHKIM KOPLIKU