Vendim nr.27. dt.15.01.1993 i Këshillit të Ministrave, për rritjen e masës së pensioneve!

PER RRITJEN E MASËS SË PENSIONEVE

Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë dhe të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Këshilli i Ministrave

V E N D 0 S I :

  1. Të rriten pensionet dhe ndihmat që përfitohen nga ligji nr.4171, datë 13.9.1966 “Për Sigurimet Shoqërore”, në masën 25 për qind.
  2. Kufijtë e masës së pensioneve, të ndihmave dhe të pagave kufi që parashikohen nga ligji nr.4171, datë 13.9.1966 “Për Sigurimet Shoqërore”, të ndryshohen si vijon :
  3. Në nenin 17, paragrafi i fundit, masa e pensionit bëhet 1075 lekë në muaj.
  4. Në nenin 17/a, paragrafi i dytë, pensioni për vjetërsi shërbimi në raste të veçanta nuk mund të jetë më i ulët se 1075 lekë në nuaj dhe më i lartë se 1465 lekë në muaj.
  5. Në nenin 17/b, paragrafi i fundit, pensioni i parakohshëm nuk mund të jetë më i lartë se 1710 lekë në muaj.
  6. Në nenin 19/a masa e ndihmës bëhet 490 lekë në muaj .
  • Në nenin 20, paragrafi i dytë, pensioni i pleqërisë nuk mund të jetë më i ulët Se 1075 lekë në muaj dhe as më i lartë se 1710 lekë në muaj.
  • Në nenin 2o/a, paragrafi i tretë, kufiri i pagës bëhet 2195 lekë në muaj.
  • Në nenin 24, paragrafi i tretë, pensioni i invaliditetit nuk mind të jetë më i ulët se 1370 lekë për grupin e parë, 1210 lekë për grupin e dytë, 1115 lekë për grupin e tretë dhe 485 Itkë për grupin e Katërt dhe as më i lartë se 1775 lekë për grupin e parë dhe të dytë, 1520 lekë për grupin e tretë dhe 890 lekë në muaj për grupin e katërt.
  • Në nenin 25, paragrafi i parë, personat që përmenden |ë shkronjat “c”, “ç” dhe “d” të nenit 21 të ligjit, kur nuk kanë qenë në marrëdhënie pune dhe bëhen invalid, marrin pension invaliditeti mujor në këto masa :
GrupiI1.145lekë
IIII890lekë
IIIII735lekë
IIIV320lekë
tabela 1
  • Në nenin 31, paragrafi i dytë, pensioni familjar nuk rund të jetë më i ulët se 1165 lekë në muaj për familje me tre ose më shumë anëtarë, 860 lekë për familje me dy anëtarë dhe 675 lekë për familje me një anëtar dhe as më i lartë se 171 lekë në muaj për familje me tre ose më shumë anëtarë, 1220 lekë për familje me dy anëtarë dhe 835 lekë për familje me një anëtar.
  • Në nenin 32, paragrafi i parë, anëtarët e familjes të personave që përmencen në shkronjat “c”, “ç” dhe “d” të nunit 21 të ligjit, kur nuk kanë qenë në marrëdhënie pune dhe mbajtësi i familjes vdes, marrin pension familjar mujor në masën që vijon  :

Për familje        me     tre ose më shumë  anëtarë            975  lekë

Për familje       me     dy anëtarë                                  795  lekë

Për familje       me      një anëtar                                  550  lekë

  • Në nenin 40, paragrafi i dytë, paga kufi bëhet 2.195 lekë në muaj. Sipas paragrafit të fundit të këtij neni, pensioni për vjetërsi shërbimi 25 vjet e lartë për burrin dhe 20 vjet e lartë për gruan nuk mund të jetë më i ulët se 1075 lekë në inuaj dhe as më i lartë se 1465 lekë në muaj.
  • Në nenin 45, paragrafi i parë, masa e pensionit bëhet 1710 lekë në muaj.
  • Organet e Sigurimeve Shoqërore të bëjnë riitjen e masës së pensioneve (pa përfshirë kompesimin e veshmbathjes, shpërblimin për pjesëmarrjen në Luftën Naoionalçlirimtare dhe kompesimin për frymë nga rritja e çmimeve të disa artikujve ushqimorë) në masën e parashikuar në këtë vendim për pensionet e caktuara dhe ato me datë fillimi para hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
  • Për pensionet që caktohen nga ligji “Për Sigurimet Shoqërore Shtetërore” me datë fillimi 1 shkurt 1993 e në vazhdim, të ardhurat për efekt të llogaritjes së masës së pensionit të periudhës para 1 shkurtit 1993 rriten 25 për qind.
  • Institutit të Sigurimeve Shoqërore në planin e shpenzimeve të gjashtëmujorit të parë i shtohen 300 milionë lekë dhe 690 milionë lekë për gjithë vitin 1993.
  • Për të përballuar vëllimin e punës për ndryshimin e masës së pensioneve, Instltutit të Sigurimeve Shoqërore për vitin 1993 i shtohen 900 mijë lekë fond page.

Ky vendim hyn në fuqi më 1 shkurt 1993.

ZV.KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

BASHKIM KOPLIKU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *